Informatazyrtare.org – pyet se çfarë po bëjnë institucionet publike

E drejtë e çdo qytetari, gazetari, biznesi apo organizate jo-qeveritare është që të kërkojë informata prej autoriteteve të institucioneve publike, e drejtë që është duke u kushtëzuar çdo ditë e më shumë anembanë botës dhe sipas ligjit institucionet janë të obliguara të përgjigjen ndaj kërkesave.

Alaveteli është një softuer i hapur që është në shërbim të atyre që kërkojnë Liri të Informimit, dhe me këtë koncept të thjesht të kërkesës drejt informacioneve, pëgjigjet inciziohen dhe mund të shihen prej të gjithëve që vizitojnë faqen. E themeluar nga Instituti për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Hivos, projekti ka arritur të përkrahë lansimin e dhjetëra ueb faqeve anembanë botës, dhe gjithashtu ka ndihmuar që së fundi të lansohet një ueb faqe e këtillë edhe në Kosovë.

Informatazyrtare.org është vendi i ri ku qytetari i Republikës së Kosovës do të ketë mundësi të bëjë kërkesë për informata zyrtare, kërkesa të cilat do të ruhen në formë publike (bashkërisht me pëgjgijen nëse është ofruar), duke bërë të mundur kështu një shtrirje më të gjerë të informimit dhe rritjen e transparences.

Ueb faqja në fjalë, që debutoi para publikut në kuadër të edicionit të katërt të BarCamp Prishtina përmes Valon Brestovcit, është ende me gjasë në fazat fillestare, por megjithatë aty janë shumë qartë të vendosura format sesi bëhet një kërkesë, kërkesat që janë bërë deri tani, autoritetet, dhe seksioni për ndihmë, ku që të gjitha janë ose pritet të jenë plotësisht të gatshme në të tri gjuhët zyrtare të definuara me ligj në Kosovë.

One Comment

  1. Qellimi i faqes shume interesant por kur vizitova ca kerkesa te parashtruara pash qe kishte fillu spam! Njeher kur klikova tek blog-u informatat qe ishin aty (shumica) ishin jasht kontestit te duhur!

Leave a Reply