Imagine Cup Albania 2012 – Fitues: Team RedBananas

Gara vjetore “Imagine Cup” që organizohet nga Microsoft, për vite me radhë sjellë në qendër të vëmendjes idetë e studentëve më të dalluar të botës, duke i shndërruar ato në produkte reale.

Deri tani Imagine Cup, që organizohet nga Microsoft, numëron nëntë vite të ekzistimit, (në të cilat asnjëherë nuk ka marrë pjesë ndonjë grup studentësh nga Kosova apo Shqipëria), dhe ka numëruar 1,000 studentë prej 25 shteteve të ndryshme. Ndërsa sot ka arritur në 183 shtete pjesëmarrëse me mbi 350,000 studentë. Me kalimin e viteve, janë shtuar kategoritë garuese, Embedded Development (pajisje teknologjike “cool”), Digital Media (video të shkurtra), dhe Game Design për Xbox dhe Windows Phone 7, si shtesë ndaj 9 kategorive të ndryshme në të cilat mund të garojnë mes vete studentët.

Imagine Cup 2012, këtë vit erdhi për herë të parë në Shqipëri, në mesin e 70 shteteve në të cilat u mbajt gara anembanë botës, dhe konkurrenca për softuer dizajn ishte një sukses mjaft i madh. Studentët nga 20 Universitete garuan në raunde lokale dhe me 15 mars fituesi ishte shpallur me emrin “Team RedBananas” nga Fakulteti i Shkencave Natyrore të Universitit Publik të Tiranës, të cilët edhe do të përfaqësojnë Shqipërinë në finale në Sidney.

Projekti i ityre i quajtur, “Albania Business to Business e-trade” (Tregtia digjitale biznes-me-biznes në Shqipëri), shfrytëzon një Microsoft .Net framework të versionint 4.0, SQL Server 2008, C#, Bing Maps dhe synon të promovojë produktet lokale dhe të mundësojë zhvillimin e tregut shkëmbyes.

“Ne kemi pasur një kohë të shkëlqyer si ekipë, punë të gjatë dhe argëim në të njëjtën kohë, e shumë ide të shkëlqyera, momente të bukura të cilat janë përjetuar maksimalisht. Çmimi veçse ka ndryshuar jetën tonë – ne jemi në qendër të vëmendjes, shumë kompani po na afrohen me oferta për vende pune dhe mundësi trajnimi. Ne kemi bërë miq në shkolla tjera të vendit. Ne do të rekomandojmë Imagine Cup tek të gjithë miqt tanë dhe bashkë-moshatarët student. Kjo është mënyra më e mirë për të vërtetuar se ju ia vleni. Imagine Cup është e jashtëzakonshme” shprehet njëri prej pjesëmarrësve në blogun zyrtar të Imagine Cup.

Gara është bërë e mundshme në Shqipëri falë bashkëpunimit mes Microsoft dhe USAID-Rritje Albania, dhe Qeverisë së Shqipërisë, natyrisht edhe nën mbështetjen e bizneseve dhe universiteteve. Pas përfundimit të garës, USAID do të ofrojë asistencë teknike për fituesit e vitit 2012 dhe do t’i ndihmojë në komercializimin e idesë. Përveç kësaj atyre që janë kualifikuar për Imagine Cup Albania 2012, ofrohet mundësia për të aplikuar edhe për grante deri në 20,000 dollarë të ofruara nga USAID Rritje-Albania, të cilat mund të aprovohen nëse propozohet projekt që synon zhvillimin e teknologjive të reja dhe inovacioneve në biznes.

Leave a Reply