FLOSSK, sjell trajnim në Drupal me Dave Hall

Drupal, është një prej tre sistemeve më të popullarizuara për menaxhim të përmbajtjeve dhe atë në nivelin global, ndërsa është shkruar në PHP dhe rreth 1.5% e ueb faqeve nëpër botë, përfshirë edhe whitehouse.gov, shfrytëzojnë Drupal.

FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova me 6 maj po sjell në Prishtinë një trajnim me prezantuesin Dave Hall, një aktivist i softuerit të lirë, këshilltar, zhvillues dhe administrator i sistemeve, nga Australia, i cili momentalisht punon si Drejtor Inxhinierik pranë Technocrat, ku ai ndërton faqe në drupal në nivel të korporatave. Në kuadrë të këtij eventi një ditor, që mbahet në ambientet e Uniceff Innovations Lab, pjesëmarrësit të cilët veqse janë njoftuar përmes rrjeteve sociale dhe kanë rezervuar ulësen pa pagesë, kanë rastin që të mësojnë informata të pëgjithshme mbi CMS’in Drupal, mundësitë e zhvillimit që ofron ai, të mirat, të këqijat e kështu me radhë.

Për më shumë mbi materialet për trajnim mund të shfletohet këtu, ndërsa për informata tjera shtesë kërkoni në ueb faqen e Drupal.

Në mesin e aktiviteteve të FLOSSK, renditet edhe ngjarja Tech Talk, ku kohë më parë ishte prezent në një leksion Fabio Biscaro nga Italia i cili tha disa fjalë mbi rëndësinë dhe sfidat në zhvillimin softuerik dhe përshtatshmërinë e SCRUM në metodologjinë agjile për të nxjerrë më të mirën në ekipet që merren me zhvillim softuerik.

Leave a Reply