Google+ Author Rank – çka? qysh? pse?

Ju ka rënë rasti teksa keni qenë duke kërkuar diqka në Google dhe tek rezultatet keni parë një foto të vockel në anën e majtë me një link që të dërgonte në një Google+ profil por nuk e keni kuptuar se per çfare bëhej fjalë? Edhe pse ka goxha kohë që ka dalur në funksion, vetëm muajt e fundit kemi pare një rritje më të madhe të perdorimit të tag-ut ‘rel=author’ nga ana e webmasterëve/autorëve të permbajtjeve të ndryshme në internet. Por për çka në të vërtetë shërben ky tag dhe çka është Google+ Author Rank?

Çka?

Google+ Author Rank është një shpikje e re nga ana e inxhinerëve pranë Google me qellim përmiresimi të makines së saj kërkuese. Duke vendosur ‘rel=author’ në faqe, webmasteri/autori i faqes i jep mundësi Google ta identifikoj atë si autor të asaj permbajtje. Një ndër arsyet pse Google e ka vënë në funksion këtë ‘mjet’ është sepse përmes tij Google do të arrij të identifikoj personat që kontribojnë në internet me artikuj cilësor.

Po nisem me një shembull të thjeshtë: unë kam kohë që postoj artikuj të ndryshëm në një blog rreth një temë të caktuar dhe të gjithe ata artikuj janë të një kualiteti shumë të lart që marrin shumë like’s, retweets & pluses (+). Nëse une e kam të integruar në faqe ‘rel=author’ dhe google e sheh se përmbajtja nga ky autor (në këtë rast nga une) është shumë cilësor në atë temë të caktuar atëher në të ardhmen kur unë të bëj një postim të ri Google do ta rendis më lartë se zakonisht sepse ajo tashmë ka fituar besimin e atij autori. Por nuk duhet keqkuptuar një gjë; ti je influent vetëm për atë temë të caktuar, dmth nëse ti ke fituar besimin e Google’s si një krijues përmbajtjesh cilësore/unike në fushën e SEO’s nuk dmth se të njëjtën influence e ke edhe në fushën e mjekësisë. Dmth para syve të Google ti je influent per SEO, artikujt e tu marrin ndihmë vetëm kur tema e artikujve është rreth SEO por jo edhe për tema të tjera për të cilat nuk ke fituar besimin e Google’s.

Është pak a shumë sikurse PageRank … përmbajtja e faqeve me PR me të lartë gjithmonë indeksohej më shpejtë dhe renditej më lartë sesa e faqeve me PR më të ulët. Unë për vete Author Rank do ta konsideroja si evolim i Page Rank.

Qysh?

Për të gjithe ata të interesuarit që të vendosin edhe në faqet e veta tag-un ‘rel=author’ këtu do të ju shpjegoj një metodë të thjeshtë se si ta bëni këtë.

Së pari duhet të keni një profil në Google+. Pasi të krijoni llogarine e re, është e preferueshme të mbushni sa më shumë të dhëna të mundshme. Gjithashtu Google preferon që faqen e +1-ve të juaj personal ta beni publike sido që të jetë zgjidhja e juaj.

ne fund duhet te duket keshtu

Pasi të krijoni llogarinë, shkoni tek profili i juaj, klikoni mbi About pastaj klikoni mbi butonin e kaltër Edit Profile. Shkoni në fund të faqes dhe tek Contributor To, klikoni mbi atë hijezimin e kaltër të hapur, klikoni Add custom link dhe plotësoni fushat me titullin dhe url-n e faqes. Pastaj klikoni Save dhe klikoni Done Editing.

Pas kësaj shkoni ne blogun tuaj wordpress, ne panelin e administrimit zgjidhni Users -> My Profile dhe tek seksioni i biografise vendosni kete pjese te kodit:

<a href=”https://plus.google.com/u/0/112947260122889251695/about?rel=author”>+Granit Doshlaku</a>

ku pjesa e nenvizuar është linku i profilit tuaj në Google+. Pasi të keni përfunduar me ndryshimet, ruani ato. Për të verifikuar se çdo gjë është në rregull përdorim një mjet qe Google e ka vënë në dispozicion tonin, Rich Snippets Testing Tools.

Duke qenë se ky postim akoma nuk ishte publikuar, vendosa të testoj një postim timin më heret qe e kam shkruar në digjitale.com dhe ja rezultati.

gjithcka duket ne rregull :-)

Vërejtje: Mos prisni qe menjëher ky ndryshim të vërehet në rezultatet e kërkimit. Me një faqe tek e cila e kam testuar, me morri rreth 2-3 jave per të dalur foto-ja bashkë me rezultatet. Ja një foto sesi duken rezultate e kërkimit në faqen time pas vendosjes se tag-ut rel=author.

si duket faqja pas vendosjes se tag-ut rel=author

Ja dhe nje video që e shpjegon pak a shumë këtë proces:
[youtube http://www.youtube.com/watch?v=gG3Oh7Ues8A]

Pse?

Arsyet pse ju duhet ta implementoni këtë veqori edhe në faqen tuaj, janë të shumta. Duke e implementuar ketë tag atëher ju ia provoni Google se jeni autor origjinal i permbajtjes duke zvogëluar në maksimum mundesitë që të tjerët të kopjojnë punën tënde dhe ta shfrytezojnë për përfitime të veta. Duke krijuar përmbajtje cilësore ti gjithashtu rrit edhe renditjen tënde si autor dhe në syrin e Google kjo është një gjë shumë e mirë dhe që sjell përfitime goxha të mira (autoriteti, renditja më e lartë në Google etj).

Tek faqet shqiptare, nuk kam pare akoma një të tillë që e ka implementuar një gjë të tillë edhe pse do të duhej ta bënin që shume kohë. Faqet e mëdha të huaja, sidomos ato mediale kanë kohë që e kanë implementuar tag-un rel=author. Kur kërkoni për faqet si mashable.com, telegraph.co.uk etj do ta vereni edhe vet se ato me kohë e kane implementuar kete tag.

Për fund …

Gjatë artikullit u mundova të prek vetëm në pikat kyqe sepse rreth Google+ Author Rank ka goxha gjëra për të diskutuar. Forma me të cilën unë e kam implementuar tag-un rel=author është më e thjeshta e mundshme dhe na hynë shumë në punë neve disa që jemi “alergjik ndaj kodeve” mirëpo nuk dmth se është e vetmja metodë. Më poshtë keni 2 linqe në të cilat mund të gjeni dhe forma tjera që i përshtaten faqes suaj për të vendosur këtë tag.

Disa postime që ja vlen ti lexoni janë:

#UPDATE

Pas pak ditesh (afer nje jave) po shoh se ky post tashme ka te implementuar authorship-un edhe ne google. Ju mund ta shihni edhe vet duke klikuar ne kete link ose shikoni fotografine me poshte!

me gusta 

Leave a Reply