Ligjëratë publike me Peter Sunde – 24 maj, Prishtinë

Për herë të dytë me radhë Peter Sunde, vjen në Kosovë për të sjellë eksperiencën e tij me biznese të ndryshme dhe sfida të ndryshme për pjesëmarrësit e Startup Weekend Prishtina, e në mes tjerash bashkë-themeluesi i The Pirate Bay, këtë të enjte do të ketë edhe një ligjeratë publike për audience e gjerë. Peter Sunde ishte prezent vitin e kaluar, si mentor, anëtarë jurie dhe folësë në Startup Weekend Prishtina.

Innovation Centre Kosovo dhe FLOSSK, janë organizatorë të kësaj ngjarjeje e cila do të mbahet me 24 maj 2012, duke filluar nga ora 18:15 në ambientet e Innovation Centre Kosovo, ku Peter Sunde, bashkëthemeluesi i The Pirate Bay, do të flas mbi rëndësinë e të shkëmbyerit në shoqëritë moderne, heqjen qafe të ndërmjetësuesit mes prodhuesit dhe përdoruesit, si dhe sasinë e madhe të përmbajtjes së panevojshme që e bënë të vëshitrë për përdoruesit të gjejnë atë që po kërkojnë. The Pirate Bay në mes tjerash njihet si e përfshirë në gjysmën e trafikut në internet, dhe në mes tjerash mat vazhdimisht forcat me autoritete të ndryshme për të sfiduar censurën. Peter Sunde është gjithashtu edhe themelues i Flattr, rrjeti social i parë për mikropagesa.

Ngjarja e publikuar në Facebook ka arritur të tërheq një vëmendje të madhe të pjesëmarrësve, pavarësisht se është njoftuar gjatë kësaj jave, por rrjetet sociale e bëjnë të vetën.

Gjatë kësaj ligjerate Nick Stevens, nga Startup Weekend do të ofrojë gjithashtu edhe një prezantim me informata më të përgjithshme se çka është Startup Weekend, çka mund të përfitojnë pjesëemarrësit, çka i pret gjatë tre ditëve, çka do të mësojnë prej tërë kësaj e gjithashtu të bëjnë edhe pyetje.

Leave a Reply