Qysh.me, vazhdon “me” trendin e gatimit

Faqja e njohur në shqip për ofrimin e këshillave të ndryshme që fillojnë me pyetjen “Qysh me”, së fundi ka lansuar një seksion të veçantë në kuadër të faqes së saj që ka të bëjë me ofrimin e këshillave se “qysh” me gatu receta të ndryshme.

Edhe pse në faze fillestare, kjo pjesë e faqes ka ofruar veqse një sërë recetash për vizitorët , të cilat ata mund t’i gjejnë në kategori të ndryshme si gjella, supa, ëmbëlësira, brumëra dhe ushqime tradicionale. Në një pjesë të faqes vërehet se është duke u organizuar edhe një garë me shpërblime për ata që dërgojnë apo postojnë receta të gatimit, ndërsa nëse dëshironi më shumë detaje mund të shikoni këtu.

Herën e fundit kur kemi shkruar për qysh.me ka pasur rreth 1,200 artikuj të postuar në kategori të ndryshme të faqes, numër i cili padyshim që tani është rritur, ndërsa prej të dhënave në Alexa duket se faqja qëndron mirë dhe ka një renditje globale të mirë, që nënkupton se baza e vizitorëve është duke vazhduar të rritet dhe se me këtë nënkutpohet që mund të shfaqen edhe më shumë aritkuj/këshilla prej tyre.

Në të njëjtën kohë, qysh.me ka shfaqur edhe versionin e saj mobil që me një ndërfaqe të thjeshtë dhe të pastër sjellë para vizitorëve këshillat më të fundit, qofshin ato për jetën e përditshme apo për gatim. Versioni mobil shfaqet në mënyrë automatike për përdoruesit që kyçen me pajisje mobile.