Blerjet online në Shqipëri shënojnë rritje

Me depërtimin e PayPal në Shqipëri dhe me rritjen e bazës së përdoruesve të saj, kërkesa për pagesa online duket se po kalon në një nivel të ri pasi që Banka e Shqipërisë veçse ka licencuar dy kompani të cilat janë në shërbim të pagesave online. Bëhet fjalë për EasyPay, që në fakt është aktiv qysh prej vitit të kaluar dhe MPay, që është aktive nga muaji qershor i këtij viti.

EasyPay ka një koncept të ngjashëm me PayPal, duke ofruar mundësi për pagesa përmes celularit, përkatësisht përmes SMS duke nënkuptuar se nuk ka nevojë për ndonjë invesitm në pajisjet aktuale që kanë klientët, dhe gjithashtu ofron mundësinë edhe për pagesa përmes web’it. EasyPay ka marrëveshje bashkëpunimi me operatorin mobil Plus, me platformën e transmetimit Digitalb si dhe me FiBank. Shërbimet që ofrohen nga EasyPay janë të ndërlidhura natyrisht me partnerët duke nënkuptuar mundësi për rimbushje telefonike, rimbushje të abonomit, blerje online, pagesa faturash e p2p. Në Fastech, 123.al, Dyqantaxi, GoTech dhe lal.al, mudn të bëhen edhe blerje online.

M-Pay në anën tjetër, që është futur në treg qe disa muaj sjell mundësi që të shfrytëzohen gjithashtu pajisjet mobile për të bërë pagesa. Me M-Pay klientët mund të paguajnë fatura përmes pajisjes së tyre mobile, mund të mbushin llogarinë e celularit apo mund të bëjnë edhe transferim të kredisë P2P.

Pavarësisht se në nivel krahasim me PayPal, shërbimet janë në një nivel më të reduktuar dhe më të vogël, është një shenjë se tregu i Shqipërisë gradualisht po avancon më tutje në sistemin e pagesave digjitale, diçka veçse standarde në botën përendimore. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, deri në 6 mujorin e parë të këtij viti ka pasur mbi 43 mijë kredit karta të lëshuara në treg nga bankat e Shqipërisë, që tregon një nivel të lartë të shfrytëzimit të kartave të kreditit. Në anën tjetër statistika të ngjashme nga Banka Qendrore e Kosovës mungojnë, edhe pse vërehet një rritje graduale e pajisjes së qytetarëve me kredit karta, nisur prej faktit se janë duke u investuar para në marketing edhe prej bankave kryesore në treg.

Në tregun e Kosovës ka pasur tentime për të gjetur zgjidhje për pagesa online, megjithatë deri sot nuk ka pasur ndonjë zgjidhje praktike dhe që gjendet në shfrytëzim.

Leave a Reply