10 aplikacione për të qenë më efikas në punë

Fran Berkman solli një përmbledhje mjaft të dobishme në Mashable, për ata që janë të angazhuar 8 orë në ditë e 5 ditë në javë, duke njoftuar mbi 10 aplikacionet më të dobishme që mund të hyjnë në punë në ditë të ngarkuara me punë.

Këto aplikacione performojnë edhe detyra të thjeshta, si menaxhimin e listave të detyrave dhe gjithashtu edhe detyrat komplekse, si qasja prej së largu në kompjuter. Në vazhdim ne sjellim këtë përmbledhje për ju pasi që gjithsesi besojmë se diçka e këtillë do t’ju lehtësoj sado pak procesin e punës.

  1. Wunderlist
    Wunderlist është një aplikacion pa pagesë që do t’ju ndihmojë të menaxhoni detyrat ditore, gjersa sillet si një listë digjitale për detyra. Aplikacioni nuk është thjeshtë për detyra e lista, por gjithashtu ofron rikujtime, mundëson marrje shënimesh dhe shkëmbim të ngjarjeve. Është me bazë në cloud, kështu që të dhëna sinkronizohen me lehtësi përgjatë të gjitha pajisjeve.
  2. Genius Scan
    Skanimi i dokumenteve të çfarëdo lloji në format PDF është diçka që ofron ky aplikacion. Gjithashtu është një mënyrë e mirë për të bërë në formë katalogu shënimet personale jasht zyres dhe për t’i ndarë ato me kolegë.
  3. Magazinim në Cloud
    Aplikacionet për magazinim në cloud janë të ndryshme, dhe disa prej tyre që janë vlenë të përmenden për të ruajtur dokumente e fotografi, janë SkyDrive, Dropox dhe Google Drive.
  4. Evernote
    Evernote është një tjetër aplikacion i popullarizuar që mund të ndihmojë një sërë profesionistësh, duke sinkronizuar shënimet me shkrim apo me zë, si dhe fotografitë, përgjatë pajisjeve të ndryshme.
  5. Glassboard
    Glassboard punon sin jë rrjet social për ekipe. Anëtarët mund të ndajnë fotografi, video, shënime, skedarë dhe lokacione. Bordet janë 100% private.
  6. Asana
    Asana është një tjetër mënyrë e mirë që anëtarët e ekipeve të qëndrojnë në faqen e njëjtë. Përmes aplikacionit, anëtarët mund të krijojnë listë me detyra, dhe mund të sistemojnë detyra tek listat e individëve. Menaxherët përveç kësaj mund të ndajnë në prioritete detyrat, kurse aplikacioni mobil lejon që bashkëpunëtorët të editojnë listat në kohë reale.
  7. Adobe Edge Connect
    Ky është një aplikacion specifik, që lejon ueb dizajnerët të shikojnë punën e tyre në pajisje të tjera, si pajisje mobile apo tablet. Në mesin e funksionaliteteve të dobishme, programmerët mund të përshtasin HTML’in dhe CSS’in e tyre përmes aplikacionit.
  8. Mint
    Mint përdoret për të përcjellë financat personale, por mund të jetë shumë professional edhe për ata që dëshirojnë të menaxhojnë financat në një nivel më të avancuar.
  9. LogMeIn
    Veçohet me një aplikacion mobil që lejon të qasein në desktopin e kompjuterit tuaj përmes telefonit tuaj. Jo vetëm që mund të shihni dokumente, por mund edhe të lshoni aplikacione. Për Android nuk ka zgjidhje pa pagesë, por i vetmi që është në ofertë kushton 30$.
  10. Square
    Square është pajisje e shkëlqyer për pronarë të bizneseve që dëshirojnë të jenë në lëvizje me biznesin e tyre. Është shumë i dobishëm për të pranuar pagesa mobile. Kartelat e kreditit lexohen me një rrëshqitje të thjeshtë mbi pajisjen e vogël, ndërsa transaksioni shihet në ekran. Aplikacioni madje dërgon edhe faturën në telefonin e blerësit.

Leave a Reply