e-libraria.com, librari elektronike dedikuar studentëve

Ka kohë që kemi përcjellë resurse të ndryshme online për libra elektronike pa pagesë, por që janë në shqip, e të cilat janë shumë të rralla, megjithatë duket se sot kemi hasur në rezultat.

E-libraria.com është një prej atyre resurseve për mësim me resurse digjitale, që padyshim që rekomandojmë me shumë dëshirë, pasi që në materialet e publikuara aty dhe të organizuar në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të lehtë për tu qasur, duke se është investuar kohë dhe energji për të organizuar edhe librat me kopertina dhe me dizajn pak më atraktiv për vizitorin/lexuesin.

Qysh në faqen kryesore, lexuesi gjen librat më të fundit në format PDF që mund të shkarkohet me lehtësi dhe pa pagesë, pas regjistrimit në ueb faqe, ndërsa pas kësaj e tëra që ju mbetet është të mësoni. Nga ajo që kemi parë të publikuar duket se kemi literature nga Fakulteti i Ndertimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike, Fakulteti Ekonomik dhe libra nga matura 2013.

Përveç kësaj portali ofron edhe mundësinë që përdoruesit tjerë të ndajnë me vizitorët e kësaj faqeje, detyra të zgjidhura apo materiale tjera që mund të jenë në interes të tyre. Ueb faqja në fjalë është lansuar me 16 prill, ndërsa reagimi i komunitetit ka qenë shumë pozitiv, veqanërisht nga studentët të cilëve vazhdimisht u mungon literature në shqip. Përveç kësaj për shkak të vizitorëve të shumtë, madje sot ka pasur edhe probleme me menaxhim të faqes nga ana e administratorëve, por të cilët zgjodhën këtë problem gjatë ditës.

Një kënd tjetër të veqantë për literature elektronik zë edhe një portal tjetër www.mesime24.com, që ofron gjithashtu literature prej Fakulteteve të ndryshme të pranishme në Kosovë. Kurse kohë më parë kemi shkruar edhe për një port tjetër digjitale për libra, përkatësisht për libraelektronike.com, ku janë të shfaqur literatura të ndryshme të fokusuara më shumë në letërsi, poezi, prozë, etj.

Leave a Reply